neurokirurgji

neurokirurgji

Departamenti i Neurokirurgjise

Departamenti i Neurokirurgjise ne Kliniken Zogu i Pare ofron sherbime:


Cerebrovascular Neurokirurgji - aneurizma dhe malformacione arterio-venoze (MAV) dhe Stroke


Aneurizma ndodh kur muret e enëve të gjakut dobësohen, dhe krijojnë një qeskë e mbushur me gjak. Në rast mos mjekimi aneurizmi çahet dhe shkakton hemorragji. Në rastet e shumta aneurizmat krijohen në bazën e trurit ose pranë zemrës. Simptomat e aneurizmave në tru ndryshojnë në varësi, të: përmasës, shpejtësisë më të cilën rriten dhe vendndodhjes, nga personi në person.


SIMPTOMAT E ANEURIZMAVE TË PAPREKURA

Shumica e njerëzve që kanë një aneurizëm të paprekur, nuk shfaqin simptoma. Ato fillojnë në rastin kur aneurizmi shtyp trurin apo nervat.

Simptomat e aneurizmave janë:

a. Mpirje
b. Dobësi apo paralizë faciale, të krahëve apo të këmbëve
c. Qepalla të rëna
d. Bebëza të syve të zmadhuara
e. Ulje të shikimit
f. Dhimbje në pjesën ë sipërme apo të pasme të syve
g. Dhimbje koke në zona të caktuara
h. Konvulsione

SIMPTOMAT E ANEURIZMAVE TË PREKURA

Kur një aneurizëm çahet, shkakton hemorragji në pjesën midis kafkës dhe trurit, e cila njihet me emrin hemorragji subaraknoidale. Kur çahet, aneurizma shkakton dhimbje koke shumë të fortë. Në rastin kur shkakton hemorragji, simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të ishemisë, si: mpirje, dobësi si dhe vështirësi në të artikuluar.

Disa simptoma të tjera të aneurizmit janë:

• Përzierje dhe të vjella
• Ngrirje të qafës
• Shikim i turbullt
• Humbje ndjenjash
• Humbje të vetëdijes



Neuro-onkologji - (tumoret e trurit dhe të shtyllës kurizore), tumoret e hipofizës.


Tumorët e trurit shfaqen në brendësi të trurit, ose ndërmjet trurit dhe kafkës. Tumoret mund të jenë primarë, që e kanë zanafillën në tru; ose dytësore, që shfaqen fillimisht në pjesë të tjera të trupit dhe më pas përhapen në tru.

Mjekët i klasifikojnë tumoret, si: beninj ose malinj, bazuar në shkallën e agresivitetit, rrezikshmërisë dhe shpejtësisë me të cilën ata përhapen. Tumori i trurit mund të ketë simptoma të ndryshme dhe të krijojë njëkohësisht disa probleme neurologjike, si: dhimbje koke, ndryshime të personalitetit, dobësi dhe vështirësi në të ecur. Ekzistojnë më shumë se 100 lloje tumoresh të trurit, më të zakonshmit janë:

Neuroma Akustike
Astrocitoma
Glioma e trungut të trurit
Limfoma e sistemit nervor qendror ( SNQ)
Kordoma
Kraniofaringeoma
Epdendimoma
Ganglioneuroma
Medullablastoma
Meningioma
Glioma e përzier
Glioma Optike
Tumore Pineal
Tumore Pituitare
Neuroectodermal Primitive
Schvanoma
Tumoret e trurit janë më të zakonshëm te personatmbi 35 vjeç, por nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së tyre në moshë me të hershme. Një nga tumorët më të përhapur është ai i hipofizës.
Tumoret e hipofizës janë masa jo të zakonshme, që hasen në gjendrën e hipofizës e cila ndodhet në bazë të trurit. Hipofiza prodhon hormone që ndikojnë në rritjen e njeriut, si dhe në funksionim e gjendrave të tjera të trupit. Kryesisht tumoret e hipofizës janë tumore beninje, me rritje të ngadalshme, nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit. Tumori i hipofizës mund të ndikojë në sasinë e hormoneve të prodhuara nga kjo gjendër dhe mund të bëhet shkaktar i shumë problemeve të tjera, ndaj duhet trajtuar në kohë.

TË KUPTOJMË TUMORET E SHTYLLËS KURRIZORE

Te tumoret e shtyllës kurrizore bëjnë pjesë: tumoret e vertebrave dhe indeve përreth ,tumoret e palcës dhe cipave të trurit.
Tumorët e vertebrave, janë më të përhapura se ato të palcës kurrizore.
Tumorët e shtyllës kurrizore mund të jenë: parësore, dytësore, beninje ose malinje. Në rastet kur një person vuan nga kanceri i gjirit, mushkërisë apo prostates tumoret metastatike dhe të vertebrave janë të zakonshëm.


Neurokirurgji e shtyllës kurrizore



Dëmtimet dhe çrregullimet e shtyllës kurrizore mund të jenë shumë problematike. Pavarësisht nëse shkaktohen nga trauma, infeksione, çrregullime degjenerative apo tumore, patologjitë e shtyllës apo palcës së kurrizit, mund të ndryshojnë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre.
Dëmtimet e palcës kurrizore mund të shkaktojnë humbje ndjeshmërie ose dhe të lëvizjes (paralizë). Palca kurrizore është një pikëtakimi i nervave që përçojnë sinjalet elektrike midis trurit dhe trupit. Kur palca kurrizore dëmtohet, këto sinjale mund të bllokohen apo të mos përçohen në mënyrën e duhur. Pasojat e humbjesh së ndjeshmërisë dhe paraliza janë shpeshherë të përhershme megjithëse terapitë dhe teknikat e reja të rehabilitimit, premtojnë shumë.

Specialistët tanë të shtyllës kurrizore zakonisht trajtojnë raste si:

Spinal neurosurgery

• Deformime të shtyllës kurrizore të fëmijët dhe të rriturit

• Neurokirurgji të shtyllës kurrizore
• Çrregullime komplekse të shtyllës (intradurale)
• Trauma / fraktura të shtyllës kurrizore
• Tumore të shtyllës kurrizore
• Hernie diskale cervikale dhe lumbare
• Stenozë cervikale dhe lumbare
• Sëmundje degjenerative ose artrite të shtyllës
• Skoliozë
• Kifozis
• Spondilolistesis


Nevralgji trigeminale dhe sindroma të kompresimit nervor



Nevralgjia trigeminale, karakterizohet nga një dhimbje shumë e fortë në fytyrë; konsiderohet si një nga dhimbjet më të këqija, dhe më të forta të hasura në mjekësi. Shkakton djegie ose dhimbje, e cila mund të zgjasë disa sekonda deri nëdy minuta. Zakonisht shoqërohet, me: dhimbje, trullosje dhe bllokim fizik.


Dëmtime të nervave periferike



Nervat periferike janë nerva të cilat përçojnë komanda të thjeshta nga truri në drejtim të gjymtyrëve.U mundësojnë njerëzve të kryejnë funksione të thjeshta, si: të ecurit, përthyerjen e kyçeve, gishtave, brrylave etj. Dëmtimi i nervave periferike, mund të shkaktojë:

Sindromën e kompresimit të nervave
Sindromën e tunelit karpal
Sindomëne tunelit kubital
Sindomi e tunelit tarsal
Bllokimin e nervit Peroneal
Sindromin trokaik
Dëmtime të nervave
Dëmtimi i pleksus bracial
Dëmtimi i pleksusit lumbo-sakral
Dëmtime të nervave duke rezultuar në mpirje apo paralizë


Trauma të kokës dhe të shtyllës kurrizore



Ofrojmë shërbim neurokirugjik për trajtimin e traumave të shtyllës kurrizore, sëmundjeve dhe deformimeve, si për të rritur dhe për fëmijë.


Neurokirurgji pediatrike



Problemet neurokirurgjike te fëmijët, shpesh janë të ndërlikuara dhe të vështira. Klinika jonë ofron përkujdesje të personalizuar për foshnjat dhe të rinjtë. Trajton të gjithë spektrin e çrregullimeve neurokirurgjike që prekin trurin apo shtyllën kurrizore te fëmijët.


Terapi të dhimbjes


- Sindroma e dhimbjes së nervave

- Dhimbje kronike

- Nevralgji glosofaringale

- Sindroma e dhimbjes së belit

- Dhimbjet neuropatike

- Distrofia e refleksit simpatike

Neurokirurgji të përgjithshme,

Neurokirurgji funksionale.