Departamentet

KUJDESI NDAJ SHENDETIT

Neurokirurgji

 

Neurokirurgjia apo kirurgjia neurologjike është specialiteti mjekësor që merret me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin kirurgjik dhe rehabilitimin e atyre çrregullimeve që ndikojnë cfarëdo pjesë të sistemit nervor duke përfshirë trurin, shtyllën kurrizore, nervat periferike dhe sistemin cerebrovaskular.

Departamenti i Neurokirurgjisë në klinikën Zogu I, është një nga më të rinjtë e më të kualifikuarit në vend, me një shumëllojshmëri të tillë përvojë kirurgjike, që pak institucione të tjera mund te ofrojnë. Aftësite tona kirurgjike plotësohen nga një perkushtim i thellë dhe përkujdesje ndaj pacientit. Asistentë të kualifikuar dhe stafi i suportit, i pakrahasueshëm në formimin, përvojën e përkujdesjen e tyre, plotësojnë ekipin tonë duke na mundësuar të trajtojmë cdo rast klinik sado te ndërlikuar.

KUJDESI NDAJ SHENDETIT

Ortopedi dhe Traumatologji

 

Departamentet e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në klinikën Zogu I, ofrojnë cilësinë më të lartë në trajtimin e shumë patologjive ortopedike, për pacientë të të gjithave moshave. Kirurgët ortopedë të Klinikës Zogu i I, janë të specializuar në një sërë fushash si, ortopedi e përgjithshme, rehabilitim ortopedik, dëmtime sportive, artroskopi, dhe operacione te gjurit, operacione të shpatullës e bërrylit, operacione të dorës e të kycit, operacione të këmbës dhe të kaviljes, operacione të ijes, ribashkim të nyjeve kockore, onkologji muskoloskeletore, kirurgji të shtyllës kurrizore, trauma dhe ortopedi pediatrike. Në departamentin e Ortopedisë ofrohen metodat moderne të diagnostikimit dhe trajtimet më të fundit për të gjithë sistemin muskolo-skeletor si dhe për traumat e sëmundjet e shtyllës kurrizore.

 

KUJDESI NDAJ SHENDETIT

Urologji

 

Urologjia, e njohur ndryshe dhe si kirurgjia genito-urinare, është ajo degë e mjekësisë që përqëndrohet në sëmundjet e traktit urinar te meshkujt dhe femrat si dhe në organet riprodhuese te meshkujt. Organet që mbulohen nga urologjia përfshijnë, veshkat, gjendrat adrenal, ureteret, fshikëzën e urinës, uretrën dhe organet riprodhuese mashkullore. Kësisoj një pjesë e madhe e sëmundjeve të trajtuara nga urologjia, hyjnë te çrregullimet genito-urinare. Urologjia ndërthur menaxhimin e rasteve mjekësore (jo-kirurgjikale) si psh, infeksionet e traktit urinar dhe hiperplasinë beninje të prostatës me situate në të cilat kërkohet ndërhyrje kirurgjike si tumoret e prostatës apo të fshikëzës, gurët në veshka, probleme të lindura, dëmtime nga traumat dhe inkontinencë e shkaktuar nga stresi.

 

 

KUJDESI NDAJ SHENDETIT

Fizioterapi

 

Terapia fizike (PT), e njohur edhe si fizioterapi, është një specialitet i mjekësisë fizike dhe rehabilituese që, duke përdorur forcën dhe lëvizjet mekanike, përmirëson dëmtimet dhe promovon lëvizjen, funksionimin dhe cilësinë e jetës përmes ekzaminimit, diagnozës, prognozës dhe ndërhyrjes fizike. Ajo kryhet nga terapistët fizikë.

Fizioterapia është një profesion shkencor dhe merr një qasje të 'gjithë personit' për shëndetin dhe mirëqenien, që përfshin stilin e jetës së përgjithshme të pacientit.

Në thelb është përfshirja e pacientit në vetëpërkujdesje, përmes edukimit, ndërgjegjësimit, fuqizimit dhe pjesëmarrjes në trajtimin e tyre.

Ju mund të përfitoni nga fizioterapia në çdo kohë në jetën tuaj. Fizioterapia ndihmon rikthimin e lëvizjes dhe funksionimit kur dikush është prekur nga lëndimet, sëmundja ose paaftësia.

Ajo kryhet nga terapistët fizikë ose fizioterapistët të cilët ndihmojnë njerëzit përmes lëvizjes dhe ushtrimit, terapisë manuale, edukimit dhe këshillave.

Ata kujdesen për shëndetin e njerëzve të të gjitha moshave, duke ndihmuar pacientët për të menaxhuar dhimbjen dhe për të parandaluar sëmundjet. Fizioterapia ndihmon në nxitjen e zhvillimit dhe lehtësimin e shërimit, duke u mundësuar njerëzve të qëndrojnë në punë duke i ndihmuar ata që të mbeten të pavarur për aq kohë sa të jetë e mundur.

 

REZERVONI NJE TAKIM PER KONSULTIM.

WhatsApp chat