Mjekët tanë

Profesioni mjekësor ka nevojë për kontribut dhe besim në etiken humane.

Mjekët që duam

Për një jetë të shëndetshme, duhet përkujdesje shëndetësore e vazhdueshme.

Ndaj është thelbësore, të bëjmë zgjedhjen e duhur se kujt t’ja besojmë shëndetin tonë dhe të familjarëve tanë.Veçanërisht për fëmijët dhe moshën e tretë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe kanë nevojë përtrajtim të veçantë. Për këtë arsye i drejtohemi profesionistëve, të cilët na ofrojnë siguri.

Mjekët që duam mbi të gjitha, duhet:

  • Të mbështesin pacientët në çdo çast.
  • Të jenë dëgjues të mirë dhe të sjellshëm.
  • Të promovojnë shëndetin si dhe trajtimin e sëmundjeve.
  • Të japin këshilla të paanshme dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin dhe kujdesin shëndetësor.
  • Të jenë bashkëpunues me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Të përdorin fuqinë e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për të informuar njerëzit me informacion të saktë.
  • Së fundi ne duam që mjekët të mos heqin dorë nga misioni i tyre fisnik dhe të vazhdojnë të jenë shoqërues për njerëzit në jetë e tyre.
WhatsApp chat