Urologji

Urologjia

Departamenti Urologji

Departamenti i Urologjise ne Kliniken Zogu i Pare ofron sherbime:


Endurologjia


Endurologjia është degë e urologjisë e cila merret me ndërhyrjet në traktin urinar. Kohët e fundit kjo degë ka përfshirë dhe ndërhyrjet kirurgjike minimale. Në dallim nga kirurgjia e hapur, endourologjia kryhet duke përdorur kamera të vogla dhe instrumente, të cilat futen në traktin urinar. Kirurgjia transuretale është thelbi i endourologjisë. Pjesa më e madhe e traktit urinar mund të kurohet nëpërmjet uretrës duke mundësuar kështu: kirurgjinë e prostatës, operacionet e tumoreve të uroteliumit, heqjen e gurëve si dhe procedura të thjeshta uretrale ose ureterale. Endurologjiaështë e ndarë me tej, në: Laparoskopi dhe Robotikë.


Laparoskopi


Laparoskopia është degë në rritje e urologjisë, e cila ka zëvendësuar disa procedura kirurgjikale të hapura, duke lehtësuar procesin e kurimit të pacientit. Kirurgjia robotike e prostatës, veshkave dhe ureterit ka dhënë një kontribut të madh në zgjerimin e laparoskopisë. Sot shumë prej ndërhyrjeve në prostatë kryhen me asistencë robotike.


Onkologji urologjike


Onkologjia urologjike trajton kirurgjikisht sëmundjet genito-urinare, të: kancerit të prostatës, gjendrave adrenale, fshikëzës urinare, veshkave, uretrës, testikujve, penisit, lëkurës, indeve nën lëkurë dhe sipërfaqes së këtyre pjesëve të trupit. Trajtimi i kancerit genito-urinar bëhen nga një urolog ose nga një onkolog, kjo në varësi të llojit të trajtimit (mjekësor apo kirurgjik). Onkologët dhe urologët në vendet perëndimore përdorin teknika të ndërhyrjes minimale për të trajtuar tumoret urologjike.


Neurologji


Neurourologjia lidhet me trajtimin nervor të sistemit genitor-urinar dhe me kushtet që shkaktojnë urinim anormal.
Studimet urodinamike kanë luajtur një rol të rëndësishëm diagnostikues në neurourologji. Terapia për çrregullimet e sistemit nervor përfshin: vetëkaterizim të herëpasherëshëm të fshikëzës urinare, ilaçe antikolinergjike, injektim i toksinës së botulinës në murin e fshikëzës, terapi të avancuara dhe më pak të përdorura siç është: neuromodulimi sakral.
Anomalitë neurologjike më pak të dukshme, mund të shkaktojnë çrregullime urologjike. Anomalitë e sistemit nervor shqisor, mendohet se luajnë një rol në çrregullimet e urinimit të dhimbshëm ose të shpeshtë (p.sh.: sindroma e dhimbjes së fshikëzës i njohur gjithashtu, si: cistit interstitial).


Urologji pediatrike


Urologjia pediatrike merret me çrregullime urologjike te fëmijët. Çrregullime të tilla përfshijnë: kriptorkidizmin, anomalitë kongjenitale të traktit gjenito-urinar, enuresis, gjenitalet e pazhvilluara (të shkatuara nga puberteti i vonuar apo probleme endokrinologjike), dhe refluksit vesikouretral.


Andrologji


Andrologjia fokusohet në sistemin riprodhues të mashkullit. Ajo është kryesisht e lidhur me infertilitetin mashkullor, mungesën e ereksionit dhe çrregullimet e ejakulimit. Trajton gjithashtu probleme të lidhura me zhvillimin e më shumë se norma, të organit gjatë periudhës pediatrike. Meqënëse seksualiteti mashkullor kontrollohet gjerësisht nga hormonet, andrologjia përputhet me endokrinologjinë. Kirurgjia në këtë fushë përfshin procedurat e fekondimit, vazektominë dhe implantimin e protezës penile.


Urologji rikonstruktive


Urologjia rindërtuese është njëfushë shumë e specializuar e urologjisë që rikthen, si strukturën ashtu dhe funksionimin e traktit gjenitourinal, trajtimin e prostatës, histerektomi të plota ose të pjesshme, traumat (të shkaktuara nga aksidente automobilistike, plagë me armë zjarri, aksidente industriale, plagosje), sëmundje, pengesa, bllokime që mund të kërkojnë kirurgji rindërtuese.


Urologji femërore


Urologjia femërore është një degë e urologjisë që merret me fshikëzën hiperaktive, prolapsin e organeve pelvike dhe me mosmbajtjen e urinës. Mjekët e kësaj fushe, praktikojnë eurourologji dhe urologji rindërtuese. Njohja e plotë e dyshemesë pelvike femërore së bashku me njohjen e detajuar të fiziologjisë dhe patologjisë së urinimit janë të nevojshme për të diagnostikuar dhe trajtuar këto çrregullime. Në varësi të shkakut të problemit, zgjidhja mund të jetë trajtim mjekësor ose kirurgjikal.